Telegrafi

Liverpooli kërkon 12 milionë për Babel

Mirror shkruan se Liverpool ka hedhur poshtë ofertën e Birmingham prej 9 milionë funtesh për Babel. Klubi nga Anfield kishte pranuar këtë ofertë mbrëmë, por menjëherë kishte thënë se çmimi është shumë më i ulët nga vlera reale e lojtarit, e cila sipas Redsave është rreth 12 milionë funte.

Sulmuesi i Liverpoolit, i cili mund të luajë edhe si anësor, dëshiron të largohet nga Anfield pasi rrallë ka fituar rast që nga arritja e tij nga Ajax dy vite më parë.

Por Benitez dëshiron të rikthejë 12 milionët të cilët i pagoi për të, ndërsa edhe vetë lojtari dëshiron të gjejë një klub që ka të ardhme në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/