Telegrafi

Liverpooli kalon tutje me spektakël (Video)

Djelmoshat e Jurgen Klopp janë futur në një seri të mirë fitoresh si në kampionat ashtu edhe në Kupë.

Kësaj radhe Liverpooli eliminoi Derby Countryn me rezultat të pastër 3-0 nga Kupa EFL.

Serinë e golave në këtë ndeshje e nisi mbrojtësi Ragnar Klavan në minutën e 24-të.

Pjesa e parë u mbyll vetëm me këtë gol, ndërsa në të dytën të kuqtë shënuan edhe dy herë.

Coutinho ishte ai që gjeti rrjetën në minutën e 50-të për 2-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë.

Ishte Divock Origi ai që shënoi për 3-0 në minutën e 55-të.

Deri në fund nuk kishte më gola. /Telegrafi/