Site icon Telegrafi

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave – do të fitojë 70 milionë euro në vit

Gjiganti anglez, Liverpool sot ka nënshkruar zyrtarisht kontratën me Adidas, e cila do të prodhojë fanellat e klubit nga sezoni i ardhshëm. 

Liverpool aktualisht është lider në kampionat dhe vetëm një mrekulli mund t’i pengojë ata të fitojnë kampionatin anglez. Të gjitha këto po i bën me fanellat e Nike, por një ndryshim i madh po vjen këtë verë. 

Prodhuesi gjerman i pajisjeve Adidas konfirmoi këtë mëngjes nënshkrimin e një marrëveshjeje rekord me Liverpool, duke e rikthyer markën në Anfield pas një pauze 13-vjeçare. 

Liverpooli kishte veshur më parë fanellat e Adidas nga viti 1985 në 1996 dhe nga 2006 në 2012. 

Kontrata mes Adidas dhe Liverpool është nënshkruar për pesë vjet dhe kap vlerën e më shumë se 70.9 milionë euro në vit. 

Në deklaratë thuhet se kontrata me Adidas do të sjellë një rritje të konsiderueshme në shumën e parave, duke e bërë atë padyshim një rekord. 

Ajo që është interesante është se Liverpool do të veshë dy prodhues të ndryshëm fanella gjatë verës. 

Meqenëse kontrata me Nike skadon më 1 gusht, Liverpool do t’i nënshtrohet përgatitjeve dhe do të fillojë para-sezonin me fanellat e Nike, dhe më pas do të kalojë në Adidas para fillimit të ligës. /Telegrafi/  

Exit mobile version