Telegrafi

Liverpooli interesohet për Santa Cruz?

Daily Mail shkruan se Maxi Rodriguez mund të jetë përforcimi i vetëm i këtij afati kalimtar për Liverpoolin, edhe pse klubi është duke bërë përpjekje për të sjellë edhe përforcime të reja për Santa Cruz.

Liverpooli raportohet se ka dërguar një ofertë në drejtim të Manchester Cityt për të huazuar sulmuesin Santa Cruz, por oferta është hedhur poshtë menjëherë.

Edhe përpjekja tjetër për të transferuar sulmuesin e Sunderlandit, Kenwyne Jones, po ashtu ka dështuar, shkruajnë mediat angleze./Telegrafi/