Telegrafi

Liverpooli interesohet për ish-futbollistin e Barças

Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për të transferuar sulmuesin spanjoll Cristian Tello këtë verë.

Ish futbollisti 24-vjeçar i Barcelonës, ka kontratë me Barcelonën, por dy sezonet e fundit i ka kaluar te Porto dhe Fiorentina si i huazuar.

Tello është gati për t’u kthyer te kampioni spanjoll, por sipas “Corriere dello Sport”, Liverpooli është i gatshëm për ta transferuar në Ligën Premier.

Barcelona riktheu në klub Tellon nga Espanyoli më 2011 dhe për këtë klub spanjolli shënoi 11 herë në 59 ndeshje.