Telegrafi

Liverpooli ia rrëmben nga dora Manchester Unitedit mesfushorin brazilian, tani ka marrëveshje personale me lojtarin

Liverpooli po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri që tanimë ka nisur në Ligën Premier.

Emri i radhës që do të zbarkojë në Anfield është ai i mesfushorit të talentuar brazilian Andre Trindade.

22-vjeçari kërkohej edhe nga Manchester United, por The Reds kanë arritur tanimë marrëveshje personale me futbollistin.

Ka qenë gazetari brazilian Emmanuel Luiz që ka konfirmuar se Andre ka zgjedhur Liverpoolin duke refuzuar Djajtë e Kuq dhe tanimë edhe klubi i tij Fluminenese e di këtë.

“Manchester United shkoi në kampin e Andresë për të biseduar me ta për një negociatë të mundshme, pikërisht tani. Çfarë thonë ata, lojtari ka arritur marrëveshje personale me Liverpoolin. Kushtet personale tashmë janë rënë dakord. Kjo është bërë”.

“Situata ishte që, sot thirra disa djem që janë afër Andresë dhe kampit të lojtarit, ata më thanë, Andre i tha Fluminenses: “Unë dua të shkoj në Liverpool. Unë kam rënë dakord për kushtet personale”, ka thënë Emmanuel Luiz.

Lexo po ashtu Kanë trensferuar tre lojtarë në atë pozitë, Liverpooli bën gati transferimin e mesfushorit të katërt

Tani skuadra nga Anfield do të duhet të bind Fluminensen që ta lejoj largimin e lojtarit.

Mediat në Ishull raportojnë se Liverpooli është gati të shpenzoj deri në 25 milionë euro për transferimin e mesfushorit defensivë. /Telegrafi/