Telegrafi

Liverpooli i dobët për Stoke

Pas një ndërhyrjeje të gabuar në Luis Suarez, gjyqtari akordoi penalti që ishte e para për ‘Të Kuqtë’ këtë sezon. Steven Gerrard e konvertoi në gol për epërsinë e mysafirëve (2’).

Nuk kaloi shumë kohë (5’) dhe vendasit e barazuan rezultatin. Realizues ishte Jonathan Walters.

Kenwyne Jones kaloi ekipin e Stoke në epërsi (12’) dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Në minutat e para të gjysmës së dytë (49’), Jonathan Walters realizoi golin e dytë personal dhe të sigurisë për vendasit.

Kjo fitore e pozicionon Stoke Cityn në pozitën e tetë në tabelë me 28 pikë, ndërsa Liverpooli me tri pikë më pak qëndron në vendin e dhjetë. /Telegrafi/