Telegrafi

Liverpooli i afrohet pozitës së katërt

Shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, pas një harkimi nga Emiliano Insua dhe asistimi me kokë nga Alberto Aquilani, Dirk Kuyt shënoi nga afërsia për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit.

Të kuqtë dominuan ndeshjen edhe në pjesën e dytë, e cila rezultoi edhe me një gol tjetër, edhe kësaj here falë Insua. Në minutën e 70-të të ndeshjes argjentinasi dërgoi një goditje në drejtim të golit, që u devijua nga Kevin Davies dhe përfundoi në rrjetën e portierit Jussi Jaaskelainen.

Tottenhami nuk ka arritur të nxjerrë pikë të plota në udhëtim ndaj Birminghamit, edhe pse avancoi deri në çastet e fundit të ndeshjes. Jermaine Defoe i dha epërsinë ekipit mysafir në minutën e 69-të të ndeshjes, por ishte Liam Ridgewell që ruajti një pikë në St Andrew’s Stadium.

Liverpooli tash grumbullon 41 pikë në pozitën e pestë, një më pak se Tottenhami që vazhdon të mbajë pozitën e katërt./Telegrafi/