Villareali ka mposhtur Liverpoolin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës.
Villareal ka triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin Estadio El Madrigal kundër Liverpoolit me rezultat 1:0.
Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuar rrugën e golit në pjesën e parë, rrjetat heshtën në saje të mbrojtjeve të forta të dyja ekipeve.
Roberto Soldado (11’, 42’) kishte dy raste në 45 minutshin e parë për të kaluar skuadrën spanjolle nëp avantazh, por nuk u tregua i saktë.
Në anën tjetër, rastin më të mirë për Liverpoolin e kishte Joe Allen, i cili dërgoi një gjuajtje drejt portierit të ‘Nëndetës së Verdhë’, Sergio Asenjo, raporton Telegrafi.
Edhe në pjesën e dytë ndeshja u zhvillua me një ritëm të lartë, por rrjetat nuk u tundën.
Cedric Bakambu me të filluar pjesa e dytë pati një rast të bukur për vendasit, por nuk u tregua i saktë,
Në vazhdim të ndeshjes vlen të theksohet edhe rasti i Roberto Firminos (65’), i cili u tregua i ngathët para portës së Villarealit.
Por, kur pritej përfundimi i takimit, vendasit shënuan golin e fitores. Ishte Adrian Lopez, ai i cili shënoi në kohën shtesë dhe siguroi fitoren me rezultat minimal prej 1:0.
Kujtojmë se takimi i dytë mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet javën e ardhshme në Anfield Road. /Telegrafi/