Telegrafi

Liverpooli hetohet për montim të ndeshjeve

Dje u raportua se hulumtuesit kishin identifikuar 380 ndeshje të montuara të futbollit nëpër gjithë Evropën. Gazeta daneze Ekstra Bladet shkroi se portieri i Debrecen, Vukasin Poleksic, ishte kontaktuar për të ndihmuar që në ndeshje të shënoheshin së paku tre gola.

Liverpool kishte fituar me rezultat të ngushtë 1-0 aso kohe, me golin e vetëm të shënuar nga Dirk Kuyt, pas një topi të rikthyer, pasi Poleksic kishte mbrojtur një goditje të Fernando Torres.

Megjithatë, skuadra e Liverpoolit është distancuar nga ndonjë veprim i dyshimtë, përmes një deklarate të lëshuar dje. “Klubi futbollistik i Liverpoolit nuk është kontaktuar nga askush nga Europol ose UEFA në lidhje me këtë çështje”, shkruhet në deklaratë.

Një ndeshje tjetër e montuar e Ligës së Kampionëve raportohet të jetë disfata 4-3 e Debrecen ndaj skuadrës së Serie A, Fiorentina, për montimin e të cilës kishin tentuar disa banda kriminele kroate. /Telegrafi/