Site icon Telegrafi

Liverpooli hedh në shitje Shaqirin dhe Origin

Klubi anglez, Liverpooli ka vendosur tashmë të hedh në shitje dy sulmuesit e saj, shqiptarin Xherdan Shaqiri dhe belgun Divock Origi.

Afati i transferimeve është një muaj larg, por klubet në të gjithë Evropën kanë planifikuar biznesin e tyre të janarit tash e disa muaj pasi pandemia e COVID-19 ndërpreu pushimin e verës dhe dëmtimet ishin duke u rritur në ligat më të larta.

Mediumi i njohur ESPN ka sjell gjithçka që duhet të dini për shpresat e ekipeve kryesore angleze dhe transferimet e largimet e tyre të mundshme gjatë dimrit.

Lexo po ashtu Woodgate zbulon disa emra që ia këshilloi Liverpoolit t’i transferonte, por Reds nuk e dëgjuan – Njëri nga ta ishte Theo Hernandez

Me dëmtimet që goditën Liverpoolin më shumë se shumicën e klubeve, Jurgen Klopp është i etur të mbajë skuadrën e tij të bashkuar në janar.

Por, me një bollëk opsionesh sulmuese, drejtuesit e klubit dhe trajnerit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për disa nga lojtarët e tyre.

Lexo po ashtu Fatih Terim nuk heq dorë, e do ende Xherdan Shaqirin te Galatasaray

Sipas ESNP, Liverpooli është i hapur për ofertat në drejtim të shqiptarit Xherdan Shaqirit dhe belgut Divock Origi gjatë afatit të janarit.

Shaqiri dhe Origi duke festuar një gol së bashku

Reds janë të gatshëm të largojnë dyshen e sulmit në përpjekje për të thithur fonde pas zvogëlimit të fitimeve shkaku i pandemisë.

Largimi i tyre do të ishte edhe për të lëshuar hapësirë ​​në skuadrën e tyre dhe për përforcime të mundshme në mbrojtje pas krizës së dëmtimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version