Liverpooli e ka kapur pozitën e parë, pas fitores ndaj Southamphton me rezultat 3-1.
‘The Reds’ kanë marr fitoren e katërt me radhë për tu kthyer në krye të renditjes me 82 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.
Liverpooli e nisi ndeshjen në disavantazh, pasi vendasit shënuan me Shane Long, që në minutën e nëntë.
Epërsia e tyre zgjati deri në minutën e 36-të, kur Naby Keita shënoi për t’i barazuar shifrat.
Ky ishte goli i tij i parë në Ligën Premier.
Pjesa e parë u mbyll me barazim.
Në pjesën e dytë Liverpooli ishte skuadër që e donte më shumë fitoren dhe nuk i ndalte sulmet.
U desh të vije goli fenomenal i Mohamed Salah në minutën e 80-të për të kaluar në epërsi.
‘Mbreti egjiptian’ e mori topin dhe me një vrap pothuajse 50 metra arriti te porta për të shënuar.
Në fund shënoi edhe Henderson për ta hipotekuar fitoren (3-1).
Liverpooli nuk po dorëzohet për titull ku kanë mbetur e pesë ndeshje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GmEPPIrpedY
https://www.youtube.com/watch?v=w-6zdnNCI88