Telegrafi

Liverpooli gjen Suarezin e ri në Uruguai (Video)

Liverpooli flitet se ka arritur marrëveshje me uruguaianin Agustin Davila me kërkesë të Jurgen Kloppit.

Sulmuesi 17-vjeçar është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij Atletico Penarol dhe me këtë ai ka fituar një provë te Liverpooli.

Ai po shihet si Suarezi i ri.

Djaloshi ka luajtur një ndeshje me skuadrën e akademisë kundër Wallsallit, ndërsa është parë edhe në ndeshjen në Anfield ku skuadra barazoi 0-0.

Lexo po ashtu Këto janë shtatë skuadrat angleze që përfitojnë më së shumti nga sponsorët e fanellave (Foto)

Davila flitet se është i hapur për një kalim në Ligën Premier.

Nuk mungon interesimi edhe nga Italia dhe Spanja. /Telegrafi/