Telegrafi

Liverpooli i gatshëm ta shesë Skrtelin

Liverpooli janë të gatshëm të shesin Martin Skrtelin gjatë verës.

Ditët e sllovakut janë të numëruara në Anfield pasi ai nuk është i pëlqyer aspak nga trajneri Jurgen Klopp.

Skrtel ka qenë një nga lojtarët më të kritikuar nga tifozët në humbjen 3-2 ndaj Southampton të dielën. Dhe tani sipas gazetarit të Sky Sports, Gianluca Di Marzio, Reds janë të gatshëm ta shesin atë në fund të sezonit.

Ai do të zëvendësohet nga Joel Matip, i cili është transferuar nga anglezët disa javë më parë nga Schalke 04.

Për 31-vjeçarin ka shprehur interesim Napoli. /Telegrafi/