Site icon Telegrafi

Liverpooli fiton thellë në udhëtim te Burnley, rikthen pozitën e parë

Liverpool (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar dominimin në kampionatin anglez, duke fituar edhe ndeshjen e katërt me radhë nga po kaq ndeshje të zhvilluara.

Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Burnley u karakterizua me lojë më të mirë të Reds, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 33-të dhe ishte Chris Wood, i cili devijoi në portën e tij goditjen e Trent Alexander-Arnold për 1-0, ndërsa Sadio Mane (38′) për 2-0.

Festa e Manes pas golit (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Liverpoolit, të cilët menaxhuan mirë ndeshje, krijuan raste dhe shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 80-të dhe ishte Roberto Firmino, i cili shënoi një gol të bukur për rezultat përfundimtar 3-0.

Firmino e festoi golin së bashku me Salah (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me 12 pikë, ndërsa Burnley renditet i 11-të me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds e presin Neëcastlen, ndërsa Burnley udhëton te Brightoni. /Telegrafi/

https://youtu.be/alfQz15_Na4

 

Exit mobile version