Liverpooli ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Sheffield United, në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.
Ndeshja mes Liverpool dhe Sheffield United doli të jetë e vështirë për kampionët, pasi e nisën në disavantazh.
Një penallti e akorduar mes shumë polemikave në minutën e 13-të u kthye në gol nga Sander Berge për mysafirët për 1-0.
https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1320081299273621504
Por Liverpooli nuk u dorëzua dhe vazhdoi me sulme, por goli erdhi në fundin e pjesës së parë.
Firmino shënoi golin e barazimit nga afërsia për 1-1.
The Goal of Roberto Firmino for Liverpool in video ! 🤯🎥#LIVSHU #LFC 🔴https://t.co/wdrBjKEbM2
— Reds Report (@_RedsReport) October 24, 2020
Në minutën e 63-të, Mohamed Salah gjeti golin, por që u anulua pas rishikimit nga VAR.
Por nuk vonoi shumë dhe pas një minute dhe erdhi goli i epërsisë.
Sadio Mane asistoi për Diogo Jotan që shënoi për 2-1.
The Goal of Diogo Jota for Liverpool in video ! 🤯🎥#LIVSHU #LFC 🔴https://t.co/s3DLHkFJlS
— Reds Report (@_RedsReport) October 24, 2020
Edhe pse kishte raste, më nuk pati gola, ndërsa Liverpooli me këtë fitore u ngjit në pozitën e dytë me 13 pikë. /Telegrafi/