Site icon Telegrafi

Liverpooli fiton me rezultat të pastër ndaj Brightonin – vazhdon me presion ndaj Cityt

Foto: Liverpool FC/Twitter

Liverpooli ka fituar 2-0 në përballjen me Brightonin në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 19 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me anë të Luis Diaz, me Joel Maip që ishte asistues.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, duke bërë që Liverpooli të shkonte në pushimin mes pjesëve me strategjinë se si ta përfundojnë takimin me rezultat të pastër.

Këtë gjë, djelmoshat e Jurgen Klopp e arritën në minutën e 61-të, kur Mohamed Salah shënoi nga penalltia për rezultatin 2-0.

Deri në fund, Liverpooli kishte shanse për të shënuar së paku edhe një gol, mirëpo nuk ia doli t’i konkretizonte shanset.

Pas javës së 29-të, Liverpooli gjendet në vendin e dytë me 66 pikë, tre më pak se lideri Manchester City. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version