Telegrafi

Liverpooli fiton me rezultat komod përballë Midtjyllandit

Liverpooli e ka mposhtur Midtjyllandin me rezultat minimal 2-0 në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

The Reds e filluan mjaftë mirë ndeshje, duke krijuar disa shanse të mira shënimi, mirëpo mbrojtja mysafire ishte shumë e ngjeshur.

Jurgen Klopp kërkonte në vazhdimësi nga lojtarët e tij që të shënonin në portën e Midtjylland, por u mungonte konkretizimi.

Ishte minuta e 30-të kur Fabinho u lëndua dhe nuk mund të vazhdonte takimin, për t’i liruar vendin Williamsit.

Në pjesën e dytë, Diogo Jota pranoi një asistim të bukur nga Trent Alexander-Arnold, për të shënuar golin e epërsisë.

Deri në fund të takimit, The Reds arritën të realizonin edhe një herë me anë të Mohamed Salahut nga penalltia në minutën e 90+3.

Pas rrethit të dytë, Liverpooli është lider i Grupit D me gjashtë pikë në po aq ndeshje, derisa Atalanta në të dytin me katër, Ajaxi me një dhe Midtjyllandi ende pa pikë. /Telegrafi/