Liverpooli ka fituar 2-0 ndaj Newcastle United në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me anë të Darwin Nunez që u asistua prej Trent Alexander-Arnold.
Shtatë minuta më vonë, Mohamed Salah asistoi te Cody Gakpo, që shënoi për 2-0.
Two in two for Cody 🙌⚽️ pic.twitter.com/Ffwysaclfd
— Liverpool FC (@LFC) February 18, 2023
Gjërat për Magpies u përkeqësuan edhe më shumë, kur portieri Nick Pope u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën e tij me dhjetë lojtarë dhe me zëvendësim të detyruar për ta inkuadruar më pas Martin Dubravkan.
Në 45 minutat e dytë, edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë – Newcastle arriti t’i bënte ballë Liverpoolit.
https://twitter.com/NUFC/status/1627015144747200512
Madje,në minutën e 85-të,Callum Wilson lëshoi një goditje të fuqishme, por Alisson Becker bëri një pritje fantastike.
Pas javës së 24-të, Liverpooli është ngjitur në vendin e tetë me 35 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të do të takohet me Crystal Palacen. /Telegrafi/