Telegrafi

Liverpooli fiton me rezultat bindës ndaj Leicesterit – rrit presionin mbi Newcastlen dhe Man Unitedin

Liverpooli ka fituar me rezultat bindës 3-0 në udhëtim te Leicesteri në kuadër javës së 36-të të Ligës Premier.

Curtis Jones ishe i pandalshëm në pjesën e parë, pasi ia doli të shënonte dy gola.

Në minutën e 33-të, talenti i Liverpoolit pranoi një asistim nga Mohamed Salah për rezultatin 1-0.

Egjiptiani asistoi edhe te goli i dytë i Jones, pas vetëm tre minutash nga i pari, për epërsinë 2-0.

Edhe 45 minutat e dytë, The Reds dominuan, duke shënuar një tjetër gol të bukur.

Salah kompletoi het-trikun e tij të asistimeve, kur lëshoi topin për Trent-Alexander-Arnold që realizoi nga gjuajta e lirë në minutën e 71-të.

Pas javës së 36-të, Liverpooli vazhdon të jetë në vendin e pestë me 65 pikë, një më pak se Newcastle dhe Manchester United që gjendet në vendin e tretë, respektivisht në të katërtin.

Në xhiron e 37-të, The Reds do të kenë punë me Aston Villan. /Telegrafi/