Liverpooli ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Crystal Palace me rezultat 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga Liverpooli, por ishin vetëm mysafirët londinez që arritën të shënojnë dhe t’i befasojnë Reds.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 34-të të ndeshjes dhe ishte Andros Townsend që shënoi për 1-0 pas asistimit të Wilfried Zaha.
Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti të kthehet shpejt dhe pas vetëm dy minutave lojë në skenë doli Mohamed Salah që shënoi për 1-1.
Në minutën e 53-të vendasit gjetën edhe golin e dytë dhe ishte Roberto Firmino, i cili kaloi Reds në epërsi 2-1.
Megjithatë, Palace arritën të kthehen në lojë në minutën e 65-të dhe ishte mbrojtësi James Tomkins që me kokë barazoi në 2-2.
Ky gol shkundi Liverpoolin, të cilët u hodhën në sulm me gjitha forcat dhe arritën të shënojnë edhe dy gola.
Fillimisht ishte Salah (75′), i cili shënoi për 3-2, ndërsa Sadio Mane (90+) shënoi për epërsinë 4-2.
Në minutat shtesë, londinezët arritën të shënojnë me anë të Max Meyer, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-3.
Me këtë fitore, Reds tani kanë 60 pikë në pozitën e parë apo shtatë më shumë se Man City, ndërsa Palace zë vendin e 14-të me 22 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Liverpooli luan përsëri në shtëpi ndaj Leicester Cityt, ndërsa Palace udhëton te Southamptoni. /Telegrafi/
https://twitter.com/LFC_Vines/status/1086658353936379904
https://twitter.com/yaniu8/status/1086658361704075264
https://twitter.com/D9INE_FOOTBALL/status/1086660741296381952
https://twitter.com/TheKop_com/status/1086663947510517760
https://twitter.com/VintageSalah/status/1086668442185465856