Liverpooli ka fituar 3-0 në udhëtim te Leeds United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
Ndeshja filloi më mirë për The Reds, që filluan të sulmonin nga minuta e parë, duke arritur kështu te goli.
Ishte minuta e 20-të, kur Trent Alexander-Arnold asistoi për Mohamed Salahun, për rezultatin 1-0.
Mo Salah scores his 100th PL goal #LEELIV https://t.co/JCZ7EoNgsG
— SB🦍💫🦅🇹🇷 (@sb_297) September 12, 2021
Me këtë rezultat, të dy skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.
Në 45 minutat e dytë, Liverpooli vazhdoi me intensitet të lartë të lojës, duke realizuar edhe golin e dytë.
Në minutën e 50-të, Fabinho dyfishoi epërsinë për skuadrën që drejtohet nga Jurgen Klopp, për t’i dhënë ekipit një siguri më të madhe.
The Goal of Fabinho for Liverpool in video ! 🤯🎥#LEELIV #LFC 🔴 https://t.co/OczP2emaCM
— Reds Report (@_RedsReport) September 12, 2021
Gjërat për Leeds United u përkeqësuan më shumë, pasi Pascal Struijk u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 10-të.
Liverpooli nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe golin e tretë ndaj vendasve me anë të Sadio Manes (90+2), që u asistua nga Thiago Alcantara.
Mane scores Liverpool’s 3rd goal of the game#LEELIV #LFC #LiverpoolFC #PremierLeague
https://t.co/ohSX7uDPKx— Ronard (@ronard_addo) September 12, 2021
Pas javës së katërt, Liverpooli gjendet në vendin e tretë me dhjetë pikë, po aq sa kanë edhe Manchester United e Chelsea me golaverazh më të mirë. /Telegrafi/