Liverpool ka vazhduar me fitore pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Huddeersfieldin me rezultat të thellë 5-0.
Vendasit kaluan herët në epërsi, pasi mesfushori Naby Keita realizoi golin e parë në këtë takim 15 sekonda pasi filloi ndeshja.
Për golin e dytë në këtë sfidë u përkujdes sulmuesi senegalez Sadio Mane pas asistimit nga Andrew Robertson në minutën e 23-të.
Kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim mes pjesëve, Liverpool gjeti edhe njëherë golin ku realizator ishte Mohamed Salah 3-0.
Sadio Mane (66) dhe Mohamed Salah (83), shënuan edhe nga një gol në pjesën e dytë për ta kompletuar fitoren e Liverpoolit 5-0.
Vlen të ceket se në këtë fitore të Liverpoolit nga banka rezervë u inkuadrua edhe ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, që luajti nga minuta e 73-të.
Pas kësaj fitore Liverpool zë pozitën e parë në tabelë me 91 pikë të tubuara, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.
Në ndeshjen e ardhshme Liverpool takohet me Newcastle United në udhëtim, ndërsa Huddersfield pret Manchester Untiedin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uVKNWrnX57k