Site icon Telegrafi

Liverpooli fiton në sekondat e fundit (Video)

Liverpooli ka arritur fitore të vështirë si mysafirë i Crystal Palace me rezultat 1-2.

Ishte një lojë e ekuilibruar me raste nga të dy anët, por edhe e ashpër.

Pjesa e parë ishte me pak raste konkrete, por gjatë 45 minutave të parë u ndanë tre kartonë të verdhë.

Vetëm tre minuta në pjesën e dytë dhe vendasit kaluan në epërsi falë golit të Joe Ledley.

Ndërsa Liverpooli nga minuta e 62-të ishte me një lojtarë me pak, pasi James Milner, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh. Gjithsesi kjo nuk ndikoi në lojën e Reds të cilët sulmuan deri në fund të ndeshjes.

Goli erdhi në minutën e 72-të nga braziliani në formë, Roberto Firmino, i cili shënoi pas një gabimi të kundërshtarëve.

Por, kur të gjithë menduan se Liverpooli do të largohet me një pikë nga ky takim, në skenë doli Christian Benteke, i cili i dha epërsinë Reds në minutën e 96-të.

Aktualisht Liverpooli mban pozitën e shtatë me 44 pikë, ndërsa Crystal Palace vazhdon në vendin e 15-të me 32 pikë. /Telegrafi/

Crystal Palace Football Club 1:0 Liverpool FCLedley shënon gol të bukur…

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

Liverpooli barazon rezultatin me golin e Roberto Firminos.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

1-2: Goli i Christian Bentekes. Ishte penallti?

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

Exit mobile version