Liverpooli ka arritur të marrë një rezultat shumë të mirë nga ndeshja e parë play-off e Ligës së Kampionëve kundër Hoffenhaimit, duke shënuar fitore me rezultat 2-1.
Të besuarit e Jurgen Kloop edhe pse pa lojtarin kryesor Philippe Coutinhon, arritën ta thyejnë klubin gjerman në shtypin e tyre
Në Ëirsol Rhein-Neckar Arena, rastin e parë të mirë e kishin vendasit kur fituan penallti në minutën e 11-të.
Por nga pika e bardhë Andrej Kramaric gjuajti në mes, por Simon Mignolet e kuptoi këtë.
Pas vetëm tre minutave Salah kishte rast të mirë që t’i kalojë në epërsi angelzët, por nuk ishte i saktë.
Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, kur mbrojtësi Alexander-Arnold shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë.
Liverpooli kishte disa raste të mira me Salah, Mane, Firminho e Lovren, por që golin e dytë e shënoi Milner.
Anglezi pas një tentimi të harkojë në zonë qëlloi portë për 2-0. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 74-të.
Hoffenhaim shënoi golin e shpresës me Mark Uth në minutën e 78-të.
Ndeshja e radhës zhvillohet pas një javë në Afield Road. /Telegrafi/
Trent Alexander-Arnold's first goal for Liverpool. REMEMBER THE NAME. https://t.co/V4myowFk5R
— Jesse Nagel (@NagelJesse) August 15, 2017
https://twitter.com/rxaquila/status/897556448846127104