Liverpooli ka fituar derbin e javës në Angli përballë Tottenham Hotspur.
Në një ndeshje të jashtëzakonshme, fituesi i vendos në minutën e fundit 2-1 në të mirë të vendasve.
Mohamed Salah shënoi një gol me devijim në minutën e 26-të për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Por shtatë minuta më vonë Heung-Min Son doli përballë portierit Alisson Becker për të barazuar gjithçka.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan shumë, por u desh të pritej minuta e fundit për të parë golin e tretë.
Andy Robertson harkoi bukur nga rivënia këndore, teksa Roberto Firmino realizoi me kokë për 2-1.
Kjo fitore e ngrit Liverpoolin në pozitën e parë në tabelë me 28 pikë të tubuara, tri më shumë se Spurs që ndodhen në vendin e dytë.
Liverpoolin në javën e ardhshme përsëri e pret një takim më një skuadër londineze, ku do të përballet në udhëtim me Crystal Palace.
Ndërkohë Tottenhami i Jose Mourinhos në xhiron e 14-të do të luaj si vendas me Leicester Cityn. /Telegrafi/
https://twitter.com/DribblingFutbol/status/1339307304878010368
https://twitter.com/DribblingFutbol/status/1339309193690542082
https://twitter.com/DribblingFutbol/status/1339327205822898181