Liverpooli ka shënuar ndoshta fitoren më të rëndësishme të sezonit ndaj rivaliti të përbetuar lokal, Evertonit, me rezultat 2-1.
Ndeshja në Anfield filloi me një përkujtim të tifozëve vendas për “Bugsyn”, kapitenin legjendar të Liverpoolit i cili vdiq javën e kaluar.
Dhe atmosfera e mrekullueshme u përkthye në vetëbesim për lojtarët vendas, ku Sadio Mane me asistim të Roberto Firminos realizoi për 1-0 pas tetë minutash lojë. Gol fenomenal nga Mane i cili kaloi dy lojtarë dhe plasoi një goditje të papërshtatshme.
Në minutën e 28-të ishte Pennington ai që realizoi, por shpejt u përgjigjën The Reds.
Philippe Coutinho pas 31 minutash lojë me një supergol çoi sërish në 2-1 epërsinë e vendasve.
Në pjesën e dytë Divock Origi me asistim të Philippe Coutinhos arriti që të realizonte për 3-1 pas një goditje precize.
Deri në fund të takimit raste kishin të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Me fitoren e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit Liverpooli pozicionohet në vendin e tretë me 59 pikë, po aq sa ka Tottenhami me një ndeshje më pak të zhvilluar në vendin e dytë. The Reds tash kanë dy pikë më shumë se Manchester City në vendin e katërt (dy ndeshje më pak) dhe shtatë më shumë se Manchester United (tri ndeshje më pak). /Telegrafi/