Site icon Telegrafi

Liverpooli fiton ndeshjen vendimtare ndaj Napolit dhe kualifikohet tutje

Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve pas triumfit minimal prej 1-0 kundër Napolit.

Marek Hamsik pati rastin më të mirë në fillim të ndeshjes, ndërkohë që Sadio Manes iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 34, Mohamed Salah pranoi një top të mirë në zonë nga James Milner dhe lëvizi për mrekulli duke krijuar hapësirë dhe duke i dërguar në ekstazë tifozët në Anfield.

Mohamed Salah shënoi golin e Liverpoolit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Salah pati një tjetër rast në gjysmën e dytë, ndërsa një mundësi shënimi e pati edhe Milner. Derisa Piotr Zielinski dhe Jose Callejon rrezikuan për mysafirët, Sadio Mane pati një tjetër shans për vendasit.

Rastet nuk munguan edhe në minutat e mbetura të takimit, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë.

Festa e Klopp dhe Salah në fund të ndeshjes (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Liverpooli barazohet me pikë me Napolin, porse falë më shumë golave të shënuar, kualifikohet në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve nga vendi i dytë në Grupin C.

Skuadra italiane do ta vazhdojë garën evropiane në ligën e dytë për nga rëndësia, në Europa League.

Nga vendi i parë në këtë grup u kualifikua Paris Saint-Germaini me 11-të pikë të arkëtuara pas triumfit 4-1 ndaj Crvena Zvezdas. /Telegrafi/

Exit mobile version