Liverpooli ka fituar me rezultat 2-1 ndaj West Bromwich Albion.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka vazhduar me serinë e mirë prej shtatë ndeshjeve pa humbje në Ligën Premier, pasi mposhti WBA-në në shtëpi.
‘Reds’ e nisën furishëm takimin duke tentuar të kalojnë në epërsi të shpejt, por golin e parë e gjetën vetëm në minutën e 21-të.
Ishte anësori sulmues, Sadio Mane, i cili shënoi nga afërsia, duke përmbyllur një aksion të mirë, që nisi nga Philippe Coutinho dhe u vazhdua nga Roberto Firmino.
Djelmoshat e trajnerit gjerman gjetën edhe golin e dyfishimit të epërsisë në pjesën e parë, ku kësaj radhe shënoi braziliani, Philippe Coutinho.
Mesfushori me tipare sulmuese shënoi një gol të bukur në minutën e 34-të, ku dribloi dy futbollistë mysafirë vetëm me një lëvizje dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.
Edhe pjesa e dytë e ndeshjes u dominua nga vendasit, ku krijuan shumë raste, por më i miri ishte ai i minutë së 66-të, ku Emre Can dështoi të shënoi nga afërsia.
Deri në fund të takimit pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por ishin mysafirët që ngushtuan epërsinë me anë të Gareth McAuley, i cili shënoi në minutën e 81-të për 2-1.
Pas kësaj fitore, Liverpooli është lider i Ligës Premier me 20 pikë të tubuara, teksa në javën tjetër do të takohet me Crystal Palace, ndërsa WBA e sheh veten në vendin e 13-të me dhjetë pikë, ku në javën tjetër e pret Manchester Cityn. /Telegrafi/
https://twitter.com/HQFootball2016/status/789872168825917440
2-0 great goal from Coutinho pic.twitter.com/2QXFowzgB4
— YNWABible (@YNWABible) October 22, 2016
https://www.youtube.com/watch?v=8klGRZNYefQ