Liverpooli ka marrë një fitore të madhe si mysafir ndaj Southampton me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 37-të të Ligës Premier.
Jurgen Klopp kishte vendosur që për këtë ndeshje të pushojë pothuajse të gjithë lojtarët që startojnë në ndeshjet kryesore.
Kjo bëri që vendasit ta nisin më mirë takimin, duke shënuar të parët. Zhvillohej minuta e 13-të, kur Nathan Redmond me një gjuajtje të bukur mposhti Alissonin për 1-0.
Nathan Redmond WHAT a finish! 🤯
His goal gifts #ManCity the #EPL title as it stands 🎁🏆
⏰ 1st
⚽ #Southampton ▶ 1
⚽ #Liverpool ▶ 0#SaintsFC | #LiverpoolFC #SOULIVhttps://t.co/wJce7CK2Cv— Betfred Sportsbook (@BetfredSports) May 17, 2022
Por në minutën e 27-të, ishte Liverpooli që barazoi rezultatin, me Takumi Minaminon që arriti ta gjejë rrjetën me një goditje të bukur nga brenda zonës.
Pjesa e parë u mbyll 1-1, duke lënë hapësirë që pjesa e dytë të jetë edhe më e mirë.
Level at the break, after Minamino's strike cancelled out Redmond's opener.#SOULIV pic.twitter.com/CmR14chlxD
— Liverpool FC (@LFC) May 17, 2022
Liverpooli e nisi më fuqishëm fraksionin e dytë, duke rrezikuar fillimisht me Diogo Jotan, por goditja e tij nuk e gjeti cakun.
Në minutën e 67-të, Liverpooli ktheu epërsinë, ku Joel Matip shënoi me kokë për 2-1.
Joel's joy ❤ pic.twitter.com/JHr0wlkCx0
— Liverpool FC (@LFC) May 17, 2022
Deri në fund edhe pse kishte raste, rezultati nuk ndryshoi dhe Liverpooli mori fitore të madhe.
A big three points on the road. We keep going 👊🔴 pic.twitter.com/Eml9oCcNfG
— Liverpool FC (@LFC) May 17, 2022
Manchester City mbetet lider me 90 pikë, ndërsa Liverpooli ka 89 pikë, ndërsa në xhiron e fundit do të vendoset titulli./Telegrafi/