Telegrafi

Liverpooli fiton ndaj Evertonit në sekondat e fundit, Reds nuk mposhten në 20 vitet e fundit nga Blutë në Anfield

Divock Origi në momentin e golit ndaj Evertonit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli arriti fitore dramatike ndaj Evertonit në Ligën Premier me rezultat 1-0 në Anfield.

Reds mbajtën topin më shumë, por edhe mysafirët u treguar të rrezikshëm në disa raste.

Ishte Yarry Mina (4′) ai që kishte rastin e parë në ndeshje, ndërsa Liverpooli iu kundërpërgjigj me Sadio Manen (12′).

Bernard në tentim për të dribluar Trent Alexander-Arnoldin (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Andre Gomes provoi në minutë e 21-të , por Alisson bëri një pritje të mirë.

Xherdan Shaqiri kishte rast të mirë për gol, por portieri Jordan Pickford u tregua i vëmendshëm dhe bëri një pritje fantastike. Rastin e fundit serioz për gol e kishte The Walcott (35′), por Alisson nuk lejoi që rrjeta e portë së tij të tundet dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minuat e parë.

Në pjesën e dytë intensiteti i lojës ishte pak më i dobët, skuadra e Jurgen Klopp e kërkoi më shumë golin, ndërsa rastet më të mira i kishte Sadio Mane (53′, 86′).

Sadio Mane në tentim për të dribluar Idrissa Gueye (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

I pafat Liverpooli, Divock Origi goditi shtyllën nga afërsia në minutën e 87-të. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me barazim, Origi shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Liverpooli renditet në vendin e dytë me 36 pikë, dy më pak se Manchester City. Evertoni vazhdon në pozitën e gjashtë me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Burnleyt, ndërsa Blutë luajnë ndaj Newcastles. /Telegrafi/