Liverpooli arriti fitore dramatike ndaj Evertonit në Ligën Premier me rezultat 1-0 në Anfield.
Reds mbajtën topin më shumë, por edhe mysafirët u treguar të rrezikshëm në disa raste.
Ishte Yarry Mina (4′) ai që kishte rastin e parë në ndeshje, ndërsa Liverpooli iu kundërpërgjigj me Sadio Manen (12′).
Andre Gomes provoi në minutë e 21-të , por Alisson bëri një pritje të mirë.
Xherdan Shaqiri kishte rast të mirë për gol, por portieri Jordan Pickford u tregua i vëmendshëm dhe bëri një pritje fantastike. Rastin e fundit serioz për gol e kishte The Walcott (35′), por Alisson nuk lejoi që rrjeta e portë së tij të tundet dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minuat e parë.
Në pjesën e dytë intensiteti i lojës ishte pak më i dobët, skuadra e Jurgen Klopp e kërkoi më shumë golin, ndërsa rastet më të mira i kishte Sadio Mane (53′, 86′).
I pafat Liverpooli, Divock Origi goditi shtyllën nga afërsia në minutën e 87-të. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me barazim, Origi shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.
Pas kësaj fitore Liverpooli renditet në vendin e dytë me 36 pikë, dy më pak se Manchester City. Evertoni vazhdon në pozitën e gjashtë me 22 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Burnleyt, ndërsa Blutë luajnë ndaj Newcastles. /Telegrafi/
I LOVE YOU DIVOCK ORIGI https://t.co/NX0QXaW6Tv
— Samuel (@SamueILFC) December 2, 2018