Site icon Telegrafi

Liverpooli fiton miliona nga FIFA pas lëndimit të Joe Gomez

Liverpooli ka mbetur edhe pa mbrojtësin tjetër qendror Joe Gomez.

Mbrojtësi i talentuar anglez u grumbullua nga Kombëtarja e Anglisë, por ai ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje.

Te Liverpooli janë tmerruar me këtë lajm, pasi Gomez do t’i mungojë atyre gjatë.

23-vjeçari anglez pritet të mbetet jashtë fushave për një periudhë prej gjashtë deri në tetë muajsh, që do të thotë se sezoni për të ka përfunduar.

Por pas lajmit të keq se nuk do ta kenë mbrojtësin Gomez për një periudhë të gjatë kohore, The Reds kanë marrë një lajm të mirë nga FIFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror do të përkujdesët që t’i paguajë një shumë prej dy milionë euro Liverpoolit për pagat e futbollistit.

FIFA ka në radhët e veta ‘Programin për mbrojtjen e klubit’, kur futbollistët lëndohen në Kombëtaret e tyre atëherë FIFA përkujdeset që t’i paguajnë pagat e tyre.

Gomez është futur në operacion të enjten dhe pritet të jetë një mungesë e madhe për kampionin në fuqi të Anglisë pasi ata kanë humbur edhe holandezin Virgil Van Dijk shkaku i lëndimit. /Telegrafi/

Exit mobile version