Liverpooli e ka mposhtur Brentfordin me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.
The Reds e filluan mjaftë furishëm takimin, duke krijuar shanse të mira shënimi.
Por, goli i tyre i parë erdhi në minutën e 44-të, kur Trent Alexander-Arnold asistoi për te Fabinho që ishte i saktë.
Fabinho Goal pic.twitter.com/hcUDi4W472
— ✘ (@LFC_Conrad) January 16, 2022
Në 45 minutat e dytë, vendasit ia dolën të shënonin edhe dy herë të tjera, për të vulosur fitoren e tyre.
Ishte minuta e 69-të, kur Andy Robertson e gjeti Alex Oxlade-Chamberlain, që arriti të realizonte për 2-0.
🚨⚽️ | ALEX OXLADE-CHAMBERLAIN GOAL FOR LIVERPOOL! They lead Brentford 2-0!
pic.twitter.com/LkqSe3n9lH— Football For You (@FootbaIlForYou) January 16, 2022
Pas vetëm tetë minutash, Liverpooli ia doli të realizonte edhe të tretin, ndërsa tani ishte Takumi Minamino që shënoi, me Roberto Firminon që ishte asistuesi.
Pas javës së 22-të, Liverpooli gjendet në pozitën e dytë me 45 pikë, 11 më pak se lideri Manchester City, ndërsa në xhiron e 23-të do të takohen me Crystal Palacen. /Telegrafi/
🚨⚽️ | MINAMINO SCORES A THIRD FOR LIVERPOOL! Liverpool 3 – 0 Brentford pic.twitter.com/yULOTi9aVB
— Football For You (@FootbaIlForYou) January 16, 2022