Telegrafi

Liverpooli fiton gjyqin ndaj New Balance, gati marrëveshja e re me Nike

Liverpooli ka fituar çështjen e tyre gjyqësore kundër partnerëve të fanellave, kompanisë New Balance dhe nga sezoni i ardhshëm pritet të lidh marrëveshje me firmën Nike.

Klubi anglez ishte paditur për refuzimin e pretenduar për të respektuar kushtet e marrëveshjes së raportuar prej 40 milionë funtesh në vit me Neë Balance, e cila skadon në maj të vitit 2020.

Sipas kushteve të marrëveshjes, New Balance kishte të drejtë të rinovonte sponsorizimin e tyre nëse ato përputheshin me kushtet e ofertës së ndonjë konkurrenti për të sponsorizuar fanellat e Liverpoolit.

Lexo po ashtu Liverpooli në bisedime me kompaninë Nike për një marrëveshje rekord për fanella

Por kampionët evropianë, të cilëve iu është ofruar një marrëveshje pesë-vjeçare prej 30 milionë funtesh në vit nga Nike, argumentuan se New Balance nuk mund të përputhet me ofertën e Nike në lidhje me marketingun dhe shpërndarjen e produkteve të Liverpoolit.

“Për arsyet e dhëna në aktgjykimin e dhënë,  kërkesa nga New Balance është hedhur poshtë”, ka thënë Justice Teare.

Një deklaratë në lidhje me këtë e ka lëshuar edhe Liverpooli, që është i kënaqur me vendimin.

“LFC është i kënaqur me vendimin e Gjykatës për të vendosur në favor të klubit pas mosmarrëveshjes ligjore me Neë Balance”.

“Ne do të vazhdojmë me New Balance për sezonin aktual, në ndërthurje me përgatitjen e Liverpoolit për sezonin e ardhshëm me furnizuesin tonë të ri”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit. /Telegrafi/