Telegrafi

Liverpooli fiton edhe ndaj Brightonit, Salah shkëlqen me dy gola dhe një asistim

Liverpool (Foto: Daniel Leal Olivas/Pool via Getty Images)

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Brightonit si mysafir me rezultat 3-1.

Edhe pse janë shpallur kampion, Liverpooli nuk është duke u ndalur dhe pas humbjes me Manchester Cityn, merr fitoren e dytë radhazi.

Ndeshja nisi me gol, pasi ‘The Reds’ shënuan që në minutën e gjashtë të takimit.

Pamje nga ndeshja (Foto: Paul Childs/Pool via Getty Images)

Naby Keita dha një asistim për Mohamed Salah i cili gjuan bukur dhe shënon për 1-0.

 

Pas dy minutash Liverpooli shënoi sërish.

Jordan Henderson lansoi një goditje të fortë nga distanca, pas një asistimi nga Salah, duke shënuar për 2-0.

 

Por kur dukej që pjesa e parë do të mbyllej me dy gola epërsi për kampionët e rinj në skenë doli Leandro Trossard që me një goditje fantastike shënoi për 2-1.

 

Në pjesën e dytë Brighton provoi të barazojë rezultatin dhe kishte rast të mirë në minutën e 60-të me Dan Burn, por goditja e tij nuk e qëlloi cakun.

Liverpooli arriti të shënojë golin e qetësisë në minutën e 76-të me Salah për 3-1.

 

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpooli ngjitet në kuotën e 92 pikëve. /Telegrafi/