Liverpooli ka shënuar një fitore të madhe dhe shumë të vështirë ndaj Leicester Cityt në udhëtim me rezultat 3-2.
Skuadra e Jurgen Kloppit i është kthyer fitoreve në Ligën Premier në ndeshje ndaj Liecesterit, pas humbjes ndaj Manchester Cityt dhe barazimit me Burnleyn.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 15, ku Mohamed Salah shënoi gol të bukur me kokë për 1-0 pas asistimit milimetrik të Philippe Coutinhos.
Braziliani Coutinho pas asistimit shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit rreth 25 metra duke ngritur epërsinë e Redsave në 2-0.
Megjithatë, vendasit nga Leicesteri arritën të kthehen në lojë në minutat shtesë të pjesës së parë duke shënuar me anë të japonezit Shinji Okazaki për 2-1.
Edhe pjesa e dytë ishte shumë dinamike dhe me shumë sulme dhe gola të shënuara.
Përsëri ishin mysafirët e Liverpoolit që shënuar të parët, kur në minutën e 68 kapiteni Jordan Henderson thelloi epërsinë në 3-1 pas asistimit të Daniel Sturridge.
Por, skuadra e Leicesterit ngushtoi shpejt epërsinë ku vetëm pas një minute sulmuesi anglez, Jamie Vardy shënoi me kokë për 3-2.
Leicesteri pati mundësi reale ta barazoi rezultatin në minutën e 73 të ndeshjes, por penalltinë e Vardyt e priti portieri i Liverpoolit Simon Mignolet dhe deri në fund më nuk pati gola.
Pas 90 minutave, Redsat iu gëzuar një fitore të madhe dhe të vështirë ndaj Leicesterit me rezultat 3-2.
Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e pestë me 11 pikë dhe xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Neëcastle, ndërsa Leicesteri gjendet në pozitën e 16 me katër pikë dhe udhëton te Bournemouthi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Q9if_pAIBUw