Telegrafi

Liverpooli favorit para skuadrave tjera për transferimin e Zakarias

Denis Zakaria është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori zviceran është duke kaluar nëpër një moment fantastik me klubin e tij Borussia Moenchegladbach.

E falë formës së mrekullueshme, Zakaria është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United, Tottenham Hotspur, Roma dhe Inter janë ekipet e interesuara për Zakarian.

Por së fundmi në garë fuqishëm është futur Liverpooli që ka tejkaluar ekipet tjera.

Mediat angleze dhe ato gjermane kanë raportuar se trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e zviceranit në janar.

Liverpool është gati të ofrojë shumën e kërkuar prej 50 milionë euro nga Gladbachu për mesfushorin qendror.

22-vjeçari prej kohësh është bërë edhe titullar i padiskutueshëm tek Kombëtarja e Zvicrës. /Telegrafi/