Liverpooli ka fituar 2-1 në udhëtim të Tottenhami në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 11 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me anë të Mohamed Salah, derisa Darëin Nunez ishte asisutesi.
Sulmuesi egjiptian (40’) ishte i pandalshëm, pasi ia doli të shënonte edhe golin e dytë të Liverpoolit.
TWO FOR SALAHHHHHHHH!!!!! pic.twitter.com/hUDtFj7Gqd
— Liverpool FC (@LFC) November 6, 2022
Në pjesën e dytë, loja kishte një ritëm edhe më të lartë, por ishin Spurs, ata që shënuan golin e radhës dhe i treti në këtë takim.
Dejan Kulusevski asistoi te Harry Kane, që realizoi për 2-1 në minutën e 70-të.
Pas vetëm një minute, gjërat u tensionuan, derisa Antonio Conte pati konfrontim me stafin e Jurgen Kloppit dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
82' – Thiago plays in Darwin, whose effort hits the crossbar and is eventually flagged for offside.
[1-2]
#TOTLIV pic.twitter.com/p81BrSMPCR— Liverpool FC (@LFC) November 6, 2022
Liverpooli ia doli të mbante epërsinë 2-1, duke fituar tre pikë në këtë takim mjaft të vështirë si mysafir.
Pas javës së 15-të, Liverpooli gjendet në vendin e tetë me 19 pikë, ndërsa Tottenhami është në të katërtin me 26 sosh, e në xhiron e 16-të, Reds takohen me Southamptonin, gjersa Spurs kanë punë me Leeds United. /Telegrafi/