Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për Jude Bellingham dhe ka shpjeguar se pse nuk mund ta blejnë mesfushorin anglez.
Mesfushori brilant i Borussia Dortmund prej disa kohësh është i lidhur me Liverpoolin, por javët e fundit ka filluar të shkruhet se në garë kanë mbetur vetëm Real Madrid dhe Manchester City.
“Duhet të punosh me atë që ke dhe të përdorësh burimet që ke. Nëse je një fëmijë pesëvjeçar, nuk do t’u thuash prindërve se dëshiron një Ferrari për Krishtlindje. E para nuk mund t’ia blejnë, e dyta nuk mund ta vozis”.
Klopp on Bellingham: “I don’t know why we talk about things we theoretically can’t have”. 🔴 #LFC
“If a child says he wants a Ferrari for Christmas, you say we can’t afford it and you can’t drive!”.
“What we need and what we want, we try absolutely everything to go and get it”. pic.twitter.com/LyL2mxH70V
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 14, 2023
“Çdo lojtar që duam është një lojtar për të cilin punojmë shumë, por ndonjëherë është thjesht e pamundur. Atëherë më mirë të tërhiqemi”.
“Përgjigja ime e mëparshme nuk lidhet me Bellinghamin, nuk e kuptoj fare pse po flasim për të. Duhet të kuptoni që thjesht nuk është realiste të sillni gjashtë lojtarë dhe të paguani 100 milionë euro për secilin prej tyre”, , ka thënë Klopp.
Jurgen Klopp: “What we need and what we want… we try absolutely everything to get it, but there are moments when you have to accept this or that is not possible for us”. 🔴 #LFC
“Just step aside and do different stuff”. pic.twitter.com/io62p0g3Zy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 14, 2023
Liverpooli pritet të bëjë shumë ndryshime në këtë afat kalimtar, pasi ka bërë gati një listë të gjatë për largime. /Telegrafi/