Site icon Telegrafi

Liverpooli është gati ta ‘blindojë’ portierin Alisson

Liverpooli ka besim se së shpejti do të sigurojë portierin Alisson Becker me një kontratë të re.

Sipas mediumit The Mirror, Liverpooli është në “fazat përfundimtare” të një marrëveshje me portierin Alisson mbi një kontratë të re e cila do të shohin atë në Andielf edhe për shumë vite.

Sipas njohësit të transferimeve, Fabrizio Romano, Reds ka të ngjarë të përfundojnë marrëveshjen me portierin e tyre në javët e ardhshme para se të bëhet një njoftim zyrtar.

Zgjatja e kontratës do të jetë për pesë vitet e ardhshme, duke e mbajtur atë në Anfield deri në verën e vitit 2026.

Që nga ardhja e tij në Merseyside, Alisson ka fituar ‘Dorezën e Artë’ në Ligën Premier, Copa American dhe Ligën e Kampionëve, që të tria në një sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version