Site icon Telegrafi

Liverpooli me epërsi komode ndaj Manchester United në pjesën e parë

Liverpooli e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Manchester United, duke i mbyllur 45 minutat e para me rezultat 2-0.

Më të filluar ndeshja, Liverpooli tregoi edhe njëherë së është favorit për titulli kampioni.

Zhvillohej minuta e pestë kur Luis Diaz shënoi gol nga afër pas asistimit të Mohamed Salah për 1-0.

Gjërat shkuan keq për Man Utd, kur Paul Pogba pësoi dëmtim dhe iu desh të zëvendësohej në minutën e 10-të.

Goli i dytë edhi në minutën e 22-të, kur Sadio Mane asistoi te Mohamed Salah i cili nuk gaboi nga afër për 2-0.

The Reds shënuan edhe njëherë në minutën e 35-të, por goli i Diaz u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund Liverpooli provoi edhe për golin e tretë, por nuk ia arriti, ndërsa në anën tjetër Manchester Unitedi nuk provoi asnjëherë të rrezikojë. /Telegrafi/

Exit mobile version