Liverpool nuk ka mundur të shkoj më tutje në Kupën e Ligës.
“The Reds” ka pësuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Anfield Road” kundër Southamptonit duke humbur me rezultat 1-0, e cila gjë ka bërë të mos e vazhdojë garën më tutje Liverpooli, pasi që në takimin e parë ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0.
Skuadra e Liverpollit gjatë gjithë pjesës së parëe kërkoi rrugën e golit, por nuk arritën të tundin rrjetën e ekipit kundërshtar, transmeton Telegrafi.
Por, rastin më të mirë në 45 minutshin e parë e kishte Dusan Tadic në minutën e 35-të ndeshjes, por Loris Karius nuk e lejoi të mposhtet porta e Liverpoolit.
Edhe në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp vazhduan me dominim në takim, por kjo nuk solli produktivitet.
https://www.youtube.com/watch?v=c4h7hPCXZQw
Të vetmin rast që vlen të theksohet ishte i minutës së 53-të kur prej vijës së portës e nxori topin portieri i ekipit mysafirë Fraser Foster.
Por, Southampton arriti të shënojë gol përmes Shane Long në kohën shtesë dhe kështu, Liverpooli pësoi humbje me rezultat 1-0.
Në finale ‘Hampton mund ta presë Manchester Unitedin, që në ndeshjen e parë gjysmëfinale ka mposhtur Hullin me rezultat 2-0.
Kujtojmë se Liverpooli zë pozitën e katërt të ligës elitare angleze me 45 pikë, përkatësisht dhjetë më pak se të lideri Chelsea. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DOkuAtBLzu4