Telegrafi

Liverpooli eliminohet nga Kupa FA

Në takimin e zhvilluar në Boundary Park, Matt Smith i kaloi vendasit në epërsi më ndihmën e Skrtel (2’).

Luis Suarez reagoi për t’i barazuar shifrat (17’), por Smith ktheu avantazhin pa përfunduar pjesa e parë (45’+2).

Reece Wabara e shënoi edhe golin e tretë për Oldhamin (48’), ndërsa Redsat shënuan vetëm edhe një herë deri në fund, me anë të Joe Allen (80’). /Telegrafi/