Telegrafi

Liverpooli eliminohet edhe nga FA Cup

Liverpooli kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të kapitenit Steven Gerrard, mirëpo në fund të pjesës së dytë Gylfi Sigurdsson barazoi rezultatin për të dërguar skuadrat në vazhdime.

Në minutën e 100-të, Reading kaloi në epërsi me golin e Shane Long, i cili rezultoi të ishte goli i fitores, pasi që Të Kuqtë nuk ndryshuan asgjë deri në fund të vazhdimeve.

Është hera e pestë që Liverpooli eliminohet nga FA Cup prej kundërshtarëve më të dobët. Në vitin 2000 e eliminoi Blackburni, në 2003 Crystal Palace, në 2005 Burnley, në 2008 Barnsley dhe tani në 2010 Readingu. /Telegrafi/