Telegrafi

Liverpooli eleminohet nga Carabao Cup prej Leicesterit (Video)

Liverpooli me një formacion të dytë është eleminuar nga Carabao Cup prej Leicester Cityt.

Kupa e parëndësishme ku Liverpooli vendosi të qaset me lojtarë të rinj, i pa The Reds me një pjesë të parë pa gola.

Në pjesën e dytë Leicesteri ishte më i motivuar dhe arriti të shënonte.

Okazaki me një goditje arriti të shënojë për 1-0 dhe epërsinë në minutën e 65-të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpooli

Slimani në minutën e 78-të shënoi për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Leicesteri shkon tutje, kurse Liverpooli eleminohet nga kjo garë e parëndësishme.

The Reds e kanë fokusin e plotë në Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/