Liverpooli nuk po arrin të bëjë më shumë në afatin kalimtar, pasi strategjia e klubit është që të blindojnë me kontrata afatgjata të gjithë lojtarët kryesorë të skuadrës.
Emra si Alisson Becker, Aleksander-Arnold e Virgil van Dijk janë ‘blinduar’, ndërsa tani radhën e ka Mohamed Salah.
Sulmuesi 29-vjeçar egjiptian ka kontratë deri në verën e 2023 dhe “The Reds” duan ta mbajnë në “Anfield Road” edhe një kohë të gjatë.
Oferta është marrëveshje deri në vitin 2025, ndërsa ai do të bëhet lojtari më të paguar në historinë e klubit.
Aktualisht Salah fiton 200 mijë funte në javë dhe futbollisti më i paguar te Liverpool është Van Dijk, me 220 mijë funte në javë.
Drejtuesit kanë nisur bisedimet me Salah, të cilit i kanë ofruar një pagë javore prej 230 mijë funte.
Sulmuesi egjiptian iu bashkua Liverpoolit verën e 2017 dhe që atëherë ka 204 ndeshje duke shënuar 126 gola dhe asistuar 49 herë.
Klub si Real Madridit dhe Barcelona, janë interesuar në të shkuarën për Salahun. /Telegrafi/