Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp nuk ka mbyllur vitin me fitore, pasi është ndalur nga Newcastle, por do të jetë lider të paktën në fillimin e vitit 2021.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Reds, të cilët ishin më krijues në kërkim të golit.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga Mohamed Salah (42’, 43’) dhe Roberto Firmino (45+) portat mbeten të paprekura.
Goalless at the break at St James' Park.#NEWLIV
— Liverpool FC (@LFC) December 30, 2020
Në pjesën e dytë përsëri Liverpooli ishte më i mirë dhe më kërkues, pasi donte të mbyllte vitin me një fitore.
Por, edhe në këtë pjesë vendimtar ishte portieri i vendasve, Karl Darlow, i cili priti disa goditje nga Salah, Firmino dhe Salah, duke bërë që ndeshja të mbyllet 0-0.
It ends level at St James' Park.
— Liverpool FC (@LFC) December 30, 2020
Pas këtij barazimi, Liverpooli mbetet në vendin e parë me 33 pikë, ndërsa Newcaslte në pozitën e 14-të me 19 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme apo të parën për vitin 2021, Reds e luajnë në udhëtim te Southamptoni, ndërsa Newcastle e pret Leicester Cityn. /Telegrafi/