Telegrafi

Liverpooli e kërkon holandezin e Unitedit

Raportohet se Manchester Unitedi është e gatshme të largojë Memphis Depayn në afatin kalimtar të verës.

Daily Star raporton se Liverpooli është i gatshëm të transferojë anësorin holandez, i cili ka dështuar të përmbushë pritshmëritë në sezonin e tij të parë në Old Trafford.

Liverpooli në afatin kalimtar veror të vitit 2015 kishte provuar ta transferojë Depayn nga PSV-ja.

Por holandezi zgjodhi klubin nga Old Trafford, me Të Kuqtë që transferuan Roberto Firminon.