Liverpool ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1 në shtëpi ndaj Ipswich Town në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Vendasit kaluan në epërsi përmes Dominik Szoboszlai i cili shënoi për 1-0 në minutën e 11-të pas asistimit të Ibrahima Konates.
Liverpooli dyfishoi rezultatin në minutën e 35-të përmes Mohamed Salah i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Cody Gakpo, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit mysafir.
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, kësaj radhe Gakpo (44’) kaloi në rolin e golashënuesit duke realizuar nga afërsia për 3-0.
— Liverpool FC (@LFC) January 25, 2025
Ishte pikërisht holandezi ai i cili u përkujdes për rezultatin përfundimtar të takimit 4-0 kur e shndërroi në gol asistimin e bukur të Alexander-Arnold në minutën e 66-të.
Krejt çfarë mysafirët ia dolën të bëjnë në këtë sfidë ishte ‘goli i nderit’ që u shënua nga Jacob Greaves për 4-1 në minutën e 90-të.
Pas kësaj fitoreje Liverpooli shkon në kuotën e 53 pikëve në kampionat dhe mban pozitën e parë, duke lënë mbrapa Arsenalin në pozitën e dytë me 47 sosh.
‘Të Kuqtë’ sfidën e radhës do ta luajnë në Ligën e Kampionëve ku do të përballen me PSV-në në udhëtim, para se të kthehen sërish në Ligën Premier me duelin ndaj Bournemouth në udhëtim./Telegrafi/